Pse kur masturbohen meshkujt është normale dhe për femrat një turp i madh?!

Përse masturbimi te meshkujt shikohet si një gjë normale, ndërsa te femrat si turp? Shokët e mi nuk e kanë problem të thonë që masturbohen, ndërsa gocat nuk e pranon asnjëra.

Masturbimi ka qenë një veprim shumë i paragjykuar edhe për djemtë. Vetëm në shekullin XX, me lëvizjet e viteve ’60, ku u luftua për liri seksuale filloi të zbutej edhe paragjykimi për masturbimin, si për meshkujt edhe për femrat. Te ne, duke qenë një shoqëri jo shumë e emancipuar, vazhdon të kihet ndrojtje dhe paragjykime kur flitet për ndjesi të tilla.

Natyrisht, për femrat është edhe më e vështirë të pranojnë haptazi që praktikojnë autoerotizmin, por edhe për meshkujt nuk është më e thjeshtë, edhe pse kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha këto 25 vjet. Emancipimi i një shoqërie nuk është një proces i lehtë dhe nuk varet nga dëshirat. Ai kërkon kohë dhe vetëdije personale dhe kolektive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here