Presidenti i UFC: McGregor më mori në telefon, ja çfarë më kërkoi

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka treguar se Conor McGregor i ka telefonuar për t’i kërkuar një tjetër sfidë kundër Khabib Nurmagomedovit.

Khabib fitoi bindshëm dhe me lehtësi ndaj McGregorit, por skenat e shëmtuara pas duelit e prishën ngjarjen historike në UFC, pasi rusi shkaktoi përleshje duke sulmuar ekipin e irlandezit.

“Khabib duhet të paraqitet para komisionit të Nevadas dhe atëherë do ta shohim se çfarë do të ndodhë me të pas asaj që ndodhi”, tha presidenti White.

“McGregor më ka telefonuar dhe kërkoi hakmarrje. Por, së pari do të shohim se çfarë do të ndodhë me Khabibin”, tregoi ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *