Prag ndeshje/ Lila: Kapiteni nuk është mbi të tjerët në Kombëtare, shpresoj që “zjarri” të vazhdojë ende brenda meje

Në konferencën për shtyp përpara Jordanisë ka qenë edhe kapiteni i kombëtares, si ai që ka më shumë ndeshje, Andi Lila.

U bë viti 11 që je me kombëtaren, a luajmë ndeshje të rëndësishme ?

Jam që në 2007 me kombëtaren dhe kur sa herë vjen ftesa për kombëtare nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhi. Shpresoj që ky zjarr të vazhdoj edhe më tutje.

Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael si 2 vjet më parë ?

Të jem i sinqertë forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.

Sa ndihet në skuadër ndërrimi i shiritit të kapitenit ?

Shumë respekt për të gjithë kapitenët. Në kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj. Shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin kombëtar.
Si iu duken lojtarët që vijnë të bëhen pjesë e grupit dhe si i ndihmoni ju ?

Të them të drejtën, çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Fundja ne jemi shqiptarë dhe duam të bëjmë sa më mirë në fushë. Ekipi kombëtar ka një të ardhme shumë të ndrritur me të rinjtë që kanë ardhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here