Khabib Nurmagomedov u bë një prej emrave më të përfolur në botën e sportit në ditët e fundit pas fitores ndaj Conor McGregor në UFC 229 dhe skenave të dhunshme që ndodhën pasi përfundoi dueli i tyre.
Por, më pak se 24 orë pas meçit të përshkruar si më i madhi në histori të UFC, pothuajse askush nuk e njohu Khabibin, teksa ai u largua nga aeroporti i Las Vegas.
“ESPN” ka njoftuar se ai kaloi në aeroport pa u njohur nga udhëtarët e tjerë.
Ai u duk i befasuar kur një person i kërkoi të bëjë një fotografi dhe u rikthye për të qenë udhëtar i panjohur gjatë fluturimit për në Rusi, atje ku iu bë një pritje heroike.