Nëse do të votonin tifozët, ja kush do ta fitonte ‘Topin e Artë’. Sondazhi

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, zhvilloi një sezon të shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League me 32 gola.

Egjiptiani është ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin e “Topit të Artë”.

Sipas një anketimi në uebsajtin zyrtar të “France Football”, Salah udhëheq me 53 përqind të votave, ndërkohë që pas tij renditet Lionel Messi me 28 përqind.

Image

Pas tyre vjen Cristiano Ronaldo me vetëm 5 përqind të votave.

Kujtojmë që lojtari favorit për të fituar këtë çmim prestigjioz është Luka Modric, i cili u shpall fitues edhe i çmimit “FIFA the Best”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here