Matrikujt e veshëve të lopëve, Peleshit i kushtojnë sa GPS i makinës, publikohen fakte tronditëse

Ministri Peleshi, po ndjek “përvojën” e Gjanës, Rulit e Panaritit, duke e bërë çdo vit këtë tender fiktiv në miliona euro, si “qokë” ndaj bizneseve blegtorale, 90% të të cilëve i kanë vetë ose familjarët e tyre, por edhe tendera të tjerë të “çuditshëm”, vlera të cilëve arrin mbi 120 milionë euro në vit.

Duke qenë, së mëndjen e kanë “non-stop” në aktivitet, vetëm për të zbuluar e sajuar, sa më shumë variante, për të vjedhur nga “tepsia” e fondeve publike, këtë aftësi e ka treguar dhe ministri i Bujqësië, Niko Peleshi, me një tender interesant jo si përmbajtje, por si vlerë financiare.

Vetëm 3 orë parë, ministri Peleshi, publikoi njoftimin zyrtar, sipas të cilit, kjo ministri ka nevojë emergjente, për të blerë Martikuj Identifikues (etiketa me numër), për veshët e lopëve, dosave e bagëtive, duke akorduar 12 miliardë lekë, për vitin 2018 .

Nisur prej dyshimit, se kemi të bëjmë me abuzim gjigand, para publikimit të këtij lajmi, kontaktuam me një specialist blegtorie në Tiranë, lidhur me gjendjen faktike, të kompletimit të lopëve e dosave me martikuj veshësh, si dhe për vlerën e këtij tenderi.

Sipas tij, matrikullimi i lopëve, dosave dhe bagëtive të imta në Shqipëri, është bërë në masën 95% të numrit faktik të tyre në çdo qark, por ministrat dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Bujqësisë, për të bërë “qoka” ndaj bizneseve bujqësore, ushqimore e blegtorale, 90% të të cilëve i kanë vetë ose familjarët e tyre, sajojnë çdo vit, tenderin fiktiv të pajisjes së lopëve, dosave e kecave, me matrikuj veshësh, por edhe tendera të tjerë të “çuditshëm”, vlea të cvilëve arrin mbi 120 milionë euro në vit.

Ndërsa lidhur me vlerën e këtij tenderi, specialisti deklaroi, se ky është abuzim i hapur e në përmasa të mëdha, mbasi për matrikujt e veshëve të lopëvve e dosave të pa regjistruara (5% kanë ngelur), nuk mund të akordosh 12 miliardë lekë, as sikur të jenë të pajisura me “GPS” makinash, për të gjurmuar lopët në kullotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *