Lista për ‘Topin e Artë’, kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë

Prestigjiozja franceze “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët e nominuar për të fituar “Topin e Artë 2018”, çmimin më prestigjioz individual.

Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjioz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 “Topa të Artë” secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet “Lojtari më i mirë i Vitit”, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe “Topin e Artë”.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Bie në sy se në listën prej 30 futbollistësh nuk ka asnjë gjerman. Dështimi në Botëror duket se ka ndikuar që si asnjëherë tjetër më parë nga Gjermania të mos ketë asnjë kandidat për “Topin e Artë”.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here