La Finlandën për Shqipërinë, Ademi tregon pse e mori vendimin e rëndësishëm

Albian Ademi është një nga emrat e rinj që shfaqen në grumbullimin e përfaqësueses shqiptare Shpresa për ndeshjet kundër Spanjës dhe Estonisë.

Futbollisti ka spikatur në Finlandë me fanellën e Inter Turku, ku ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit radhazi, si dhe me përfaqësueset e moshave të këtij vendi, por tani ka zgjedhur që

“Kam pasur gjithmonë dëshirë të luaj me Shqipërinë. Kam folur me trajnerin disa herë, kisha dëshirë të vija këtu dhe besoj se Shqipëria është më e mirë për futboll. Dua të luaj për vendin tim. Kombëtarja A? Është e vështirë, do duhet të luaj mirë gjithmonë, të prezantohem mirë me ekipin në Finlandë dhe kombëtaren Shpresa”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

Por sulmuesi është i ndërgjegjshëm se ndeshja ku pritet të bëjë debutimin e tij, nuk do të jetë shumë e thjeshtë.

“Atmosfera është e mirë, në kombëtare janë lojtarë të mirë. Po përgatitemi të bëjmë lojën që na kërkon trajneri dhe shpresojmë të jemi mirë në këtë ndeshje. Besoj se do të mbrohemi pak më shumë, duhet të luajmë të mbledhur si ekip, kur të kemi shanset të shënojmë. Do luajmë në kundërsulm dhe shpresojmë të shfrytëzojmë shanset tona”, tha futbollisti 19-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *