Ja si të përdorni parfumin, që efekti i tij të qëndrojë më gjatë

Nuk duhet të mbani afër shishet e parfumeve

Image

Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni ti keni të gjithë në të njëjtën aromë sepse përndryshe secilit do i ik aroma fillestare.

Çdo parfum ka kohën e vet

Image

Kujtohuni gjithmonë, se nuk je ti personi që nuhat parfumin tënd, sepse njerëzit përreth teje e ndjejnë më mirë aromën që ke hedhur.

Pra, është me të vërtetë e rëndësishme që të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Ju duhet të përdorni erëra të lehta ditëve të nxehta të verës. Dhe kur bëhet e ftohtë ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.

Aplikoni në lëkurën tuaj ose në rrobat tuaja

Image

Ky është rregulli kryesor për parfumet, në mënyrë që të nuhasni aromën e vërtetë që ai ka. Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë. Edhe pse rrobat e trasha të dimrit i mbajnë shumë aromat e parfumeve, do jetë shumë bezdisëse që palltoja juaj e preferuar të ketë çdo ditë të njëjtin parfum.

Mos fërkoni duart kur hidhni parfum

Image

Një nga gabimet që bëhet nga të gjithë njerëzit është fërkimi i duarve pasi u hedh parfumin. Por nëse e bëni këtë, ju shkatërroni molekulat e parfumit, prandaj ky artikull ju sugjeron mos ta bëni më, nëse dëshironi të nuhasni vërtet parfumin tuaj të preferuar.

Ku duhet të aplikoni parfum

Zona pas veshëve, kyçeve të dorës, te bërryli, në flokë dhe në qafë janë të gjitha këto pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin që ai mos ju shkojë dëm. Në këto zona, enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës, dhe temperatura do të ndihmojnë që era të përhapet më lehtë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *