Ja si ta kuptoni se pranë jush ka fantazma

Mund të mos besoni në rrëfimet me fantazma, por pas këtij tregimi, me gjasë do të ndërroni mendjen. Julie Cockroft (55-vjeçare) thotë të ketë qenë në gjueti të fantazmave me ekipin e saj, në pallatin “Spofort” afër qytetit Harogejt në Angli,transmeton gazeta Kosova Sot.

Julie thotë se kishte incizuar një femër nga ekipi i tyre, të kthyer me shpinë, kur ishte kapur nga dy duar të akullta, e afër saj ishte paraqitur koka e një qeni. Ajo nuk dëshiron që ta publikojë identitetin e kësaj gruaje, por thotë se ajo tani gjendet në një depresion të thellë.

Pallati “Spofort” ishte rrënuar gati tërësisht gjatë luftës civile, e cila kishte zgjatur nga viti 1642 deri në vitin 1646. Fotot e pallatit të pushtuar nga djajtë, Julie i kishte bërë dy vjet më parë. ajo merret me fenomene paranormale që nga rinia dhe thotë se kishte vetëm 11 vjet kur pa fantazmën e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *