Ja çfarë nuk keni ditur për vitaminën D

Suplementet e vitaminës D nuk përmirësojnë gjendjen e kockave në trupin e njeriut, thuhet në një studim që i bën thirrje mjekëve që të mos rekomandojnë këto suplemente për shumicën e pacientëve.

Vitamina prej kohësh mendohej se ndikonte në uljen e rreziqeve të një numri të caktuar të sëmundjeve si, osteoporoza dhe hipertensioni, përveç faktit se se mbante kockat në gjendje të mirë.

Por një studim i ri thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të vërtetojnë një gjë të tillë.

Studiuesit shprehen se pas analizave të shumta rezultoi se vitamina D nuk parandalon frakturat, rëniet apo të ndihmojë në rritjen e nivelit të mineraleve në kocka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *