Kryeministri Edi Rama ka komunizuar para mediave vendimet e marra sot në mbledhjen e Keshillit të Ministrave për mbështetjen e familjes, sigurinë e rregullin në shkolla dhe përshkallëzimin e luftës kundër krimit.
Ndër të tjera Rama njoftoi për ngritjen e një salle monitorimi “non stop” me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë, duke filluar nga burgu 313 edhe nga godina e Operacionit “Forca e Ligjit” ndërkohë që në SHKÇB do të ngrihet një sallë monitorimi e të gjitha institucioneve të burgjeve. Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë, e çon luftën kundër korrupsionin kronik në burgje në një nivel të panjohur më parë,”theksoi kryeministri.
Por, në vendimin e fundit nuk duket ndonjë risi, sepse burgjet kontrollohen me kamera prej dhjetëra vjetësh dhe ka një sallë qendrore në Drejtorinë e Burgjeve për këtë qëllim.