Pas 8 javësh, agjencia e njohur e lajmeve “Goal” ka publikuar formacionin më të mirë në këtë start të sezonit në Premier Leaguen angleze.
Pa dyshim 11-shja titullare dominohet nga 4 lojtarë të Chelseas dhe dy të Manchester Cityt.
Befasues është fakti që pavarësisht se Liverpooli nuk ka pësuar asnjë humbje përfaqësohet me vetëm mbrojtësin Van Dijk.
Gjithashtu në repartin e sulmit mungon Salah që sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i ligës angleze.