Këngëtarja Dhurata Dora është njëra nga artistet më të dashura për publikun.
Përveç se është e suksesshme në profesionin si këngëtare ajo e adhuron edhe vendin e saj.
Këtë herë Dora ndau disa imazhe në profilin zyrtar në Instagram, ku shfaq patriotizmin me anë të veshjes. Në një pozë atraktive Dhurata vë në pah xhaketën ku në krah ka të vendosur, simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dykrenare.
Kaq me stil dhe më patriote, nuk e kemi parë asnjëherë këngëtaren, e cila gjithsesi shfaqet mahnitëse në pamjen e saj.