Bukuroshja e emisionit “Xing me Ermalin” shpesh bëhet pjesë e shtypit rozë.
Në Instagram ajo është mjaft aktive me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga përditshmëria.
Sot, ajo ka publikuar një fotografi ku ka pozuar pranë një makine tejet luksoze, por njëri pyetja e njërit nga fansat si duket e ka prekur Kejvinën.
Komentuesi ka pyetur atë se cili deputet ia ka blerë atë makinë, e nuk ka munguar edhe përgjigja e Kejvinës e cila i është kthyer me shaka duke i thënë “Goni”.