FOTO/ Butrint Imeri dhe Kiara Titon në një lidhje? Flet më në fund këngëtari

Shpesh në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithatë ata nuk kanë konfirmuar asnjëherë asgjë.

Madje janë publikuar dhe foto ‘paparazzi’, ku Butrinti dhe Kiara shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në Shqipëri apo Kosovë Butrinti nuk ka preferuar të flasë shumë ose të prononcohet në media për këtë çështje.

I ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës”  këngëtari ka treguar se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tij me Kiarën.

“Kiarën e kam shoqe dhe kur shkoj në Tiranë pi kafe me të. Se del me një vajzë nuk do të thotë që je në lidhje se unë kam nevojë të kem shoqe. Ka shumë njerëz që më shohin dhe thonë: ‘Uaaa është e dashura e Butrinitit’. Jam në raporte shumë të mira, dal me të, shumë raport normal”, – ka thënë këngëtari.

Ndërsa përsa i përket femrës së tij ideale, Butrinti ka treguar se duhet të jetë e sinqertë dhe të jenë si shok me njëri-tjetrin.

Image

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *