Fjolla Morina për Elvana Gjatën: Ju nuk mund ta…

Elvana Gjata vazhdon të jetë emri më i komentuar në publik.Përveç për sukseset e saj, së fundmi është diskutuar se ajo ishte e përfshirë në sherrin që përfundoi me vrasje para disa ditësh në qytetin e Tiranës, shkruan lajmi.net

Pavarësisht kësaj, fansat dhe kolegët po e përkrahin Elvanën në forma të ndryshme nëpërmjet publikimit të videove e fotove të saj nëpër rrjete sociale.

Së fundmi ishte Fjolla Morina ajo e cila shfaqet në veturën e saj duke e dëgjuar njërën nga këngët e koleges së saj Elvanës, postim pranë të cilit ka thënë se një yll si ajo nuk mund të shuhet, pavarësisht tendencave.

‘’ Ju nuk mund ta ndalni dritën e këtij ylli’’, ka shkruar Fjolla Morina pranë videos së postuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here