‘Facebook’ lëshon alarmin, kujdes nëse ju vjen ky mesazh

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim. Sipas rrjetit më të mëdha social, ky mesazh pretendon se ka një problem me llogarinë e përdoruesve të caktuar.

Mesazhi i rremë thotë se profili juaj është klonuar, domethënë që dikush tjetër ka hapur një profil të ngjashëm duke përdorur të dhënat tuaja; emrin, foton dhe informcione të tjera.

Në mesazhin e rremë shkruhet: “Përshëndetje…Dje më erdhi një tjetër kërkesë miqësie nga ju, të cilën e injorova dhe ndoshta duhet të kontrolloni llogarinë tuaj. Mbani të klikuar këtë mesazh deri sa të shfaqet opsioni “forëard”, dhe më pas klikojeni”.

Facebook njofton se këtë mesazh duhet ta injoroni nëse ju vjen një i tillë dhe i këshillon përdoruesit që thjesht ta fshijnë. Kompania bën me dije gjithashtu se nuk ka asnjë rrezik virusi nëse e hapni këtë mesazh. Thjesht fshijeni nga kutia juaj postare.

Nëse mendoni realisht se profili juaj në Facebook mund të jetë klonuar, thjesht duhet të kërkoni dhe të kontrolloni për profil të ngjashëm me atë tuajin. Nëse iu rezulton diçka e tillë, ateherë duhet t’i bëni “report”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *