Evakuohen me mijëra persona pas shpërthimit në një depo municioni

Shpërthimet dhe zjarri që kanë goditur një depo municioni në Ukrainë, thonë zyrtarët, kanë bërë që të evakuohen mijëra njerëz,

Video në mediat sociale treguan flakët dhe shpërthimet  pranë Ichnya, rajoni Chernihiv.

Rreth 10,000 vetë u zhvendosën rreth 109 milje në veri-lindje të kryeqytetit Kiev, thonë shërbimet e emergjencës.

Ende nuk është bërë e ditur për të lënduar apo viktima në incident. Kryeministri ukrainas, Volodimir Groysman, në një postim në Tëitter tha se autoritetet lokale do të siguronin strehimin e të evakuuarve dhe se shërbimet e emergjencave janë në shërbim të komunitetit.

Shpërthimi i parë në depo ka ndodhur rreth orës 3.30 minuta të mëngjesit, sipas orës lokale. Menjëherë më pas është mbyllur hapësira ajrore në një rreze prej 20 km. Hekurudha dhe transporti rrugor po ashtu në zonë është ndërprerë. Shpërthime në depo municionesh ka pasur edhe më parë në Ukrainë.

Në shtator të vitit të shkuar, 28 mijë persona u evakuuan pasi një zjarr i madh përfshiu një depo armësh në Ukrainën qendrore, ndërsa në mars të të njëjtit vit, një magazinë armësh në një bazë afër Kharkivit po ashtu u përfshi nga flakët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here