Dafina zbulon këngën e re dhe s’është dueti me Noizyn!

Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas një mungese goxha të gjatë shkaku i aktivitetit në Amerikë, Duffy po kompenzon në mënyrën më të mirë të mundshme kohën e humbur.

Krahas bashkëpunimit me Noizyn i cili mezi po pritet, këngëtarja tashmë e ka finalizuar një tjetër këngë.

Përmes rrjeteve sociale, Zeqiri ka ndarë me ndjekësit inserte të këngës ‘Kurgjo nuk kallxojna’ e cila në videoklip do ketë një varg njerëzish.

Ndonëse Dafina nuk ka përmendur një datë, pritja për këtë krijim muzikor pritet të marrë fund shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here