A është e vërtetë që i ka premtuar para Albert Veliut?
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se videoja me të cilën PD akuzon Agron Xhafën si i përfshirë në trafik droge është e pamanipuluar.
Gjithashtu shtoi se sado që do përpiqen të manipulojnë hetimet nuk do ia dalin dot.
“Videoja është e pamanipuluar. Zëri është i Agron Xhafajt. Agron Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, ka qenë një nga kokat kryesore të trafikut të drogës.
Sado që të manipulojnë hetimet nuk do ia dalin dot. Prokuroria ka çuar një kopje të videos të marrë nga media dhe jo videon origjinale. Ky është një veprim i qëllimshëm i prokurorisë që ekspertiza ta kishte të vështirë të indetifikonte.
Kampionët e Agron Xhafës janë marrë jashtë çdo rregulloreje dhe kanë qenë shumë të dobëta qëllimisht që të mos dallohej.
Ekspertiza angleze nuk përjashton që ai është zëri i Agron Xhafës.
Agron Xhafaj nuk është marrë në pyetje. Prokuroria ka bërë hetim pa marrë në pyetje Agron Xhafën