Analisti Andi Bushati iu është bashkuar diskutimeve për audiopergjimin që implikon vëllanë e ministrit Xhafaj në trafik droge, ndërsa u shpreh skeptik për faktin nëse prokuroria do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24’ Bushati tha se për çështjen në fjalë nuk ka prova se cili është versioni i besueshëm, ai i Ramës apo ai i opozitës.
Analisti bëri edhe parashikimin e tij, se me shumë gjasa sipas tij çështja do të arkivohet si gjithë të tjerat.
Mes të tjerash Bushati tha se Rama dha alibi para se dilte ekspertiza, ndërsa shtoi se Prokuroria është e kapur pasi raporton tek kryeministri. Në këtë linjë Bushati shtoi se prokuroria është noterë e politikave të qeverisë.