Audio-përgjimi/ Avokati: Prokuroria akuzon gazetarin se ka dëmtuar imazhin e Agron Xhafajt

Avokati Indrit Sefa, i ftuar në studion e lajmeve në SYRI.net ka treguar se prokuroria ka ngritur akuza ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, se ka dëmtuar imazhin e Agron-Geron Xhafajt.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, avokati Sefa ka treguar edhe bisedat që Olldashi ka bërë me gazetarin tjetër, Ylli Rakipi, drejtuesi i emisionit ‘Të paekspozuarit’.

‘Ka pasur qëllim që të dëmtonte imazhin e vëllait të ministrit të brendshëm, duke dëmtuar edhe ministrin e brendshëm.

Ylli Rakipi i ka thënë gazetarit Olldashi se nëse nuk ka pamje video, nuk na intereson.

Jetmir Olldashi nuk njeh, nuk ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar ndonjëherë me Fredi Alizotin.

Edhe vetë ky është shprehur se gazetarin Olldashi e ka parë vetëm në ekran.

Është me dokumente, që Agron-Geron Xhafaj ka telefonuar Albert Veliun’, është shprehur avokati Indrit Sefa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *