Audio-përgjimi/ Avokati: Ekspertiza e videos është bërë në laborator privat, nuk ka garanci

Në emisioni ‘Opinion’, Çirim Gjata, ka deklaruar se përgjigjet e ekspertizës nga laboratori për videopërgjimin e PD, ku protagonist ishte vëllai i Fatmir Xhafës, nuk janë të besueshme.

Gjata është shprehur se kjo ekspertizë është bërë në një laborator privat, ç’ka sipas tij nuk jep asnjë garanci.

Gjata ka deklaruar se zëri që është dërguar në laborator, ka qënë nga video e marrë prej mediave, çka shton edhe një tjetër faktorë për të mos patur garanci në këto përgjigje.

“Nuk i dihet se cilin zë i ka dërguar atje. Çfarë përgjigje morën nga laboratoret tona që nuk e bëjnë dot? E dërgoi në Itali pse nuk e publikoi përgjigjen e Italisë?

Pse zgjedh laborator privat? Çfarë garancie ka për të? E ka bërë me tender ai, e ka bërë më prokurim public laboratorin? Nuk kemi asnjë garanci. Laboratori anglez edhe është edhe sështë. Sepse e para ka cilësi shumë të dobët  zëri. Kanë cuar nga media, pse nuk kanë marrë CD origjinale. Laboratori thotë titrat kështu titrat ashtu, sepse ai version është dërguar”, u shpreh Gjata në ‘Opinion’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *