‘American Music Awards’ bën bashkë në një vend, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

American Music Awards’ do t’i bëjë bashkë në një vend tri këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ky event do të mbahet nesër ( e martë ) në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA, transmeton lajmi.net

Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Këngëtarja Dua Lipa do të jetë e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”. Ajo do ta performojë këngën e re ‘Electricity’.

Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori mirëpo nuk do të mungojë pasi është përzgjedhur  të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Të tri këngëtaret shqiptare janë duke e pritur me padurim këtë ngjarje dhe këtë e kanë lënë të kuptohet nëpërmjet publikimit të disa postimeve në rrjete sociale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *