Cristiano Ronaldo vazhdon betejën me akuzat për përdhunim, prandaj familja e tij ka vendosur të thyejë heshtjen për ta mbështetur në këtë situatë.
Nëna e tij, Dolores dhe motra Katia publikuan fotografinë e futbollistit si ‘superman’ duke u zotuar se kërkojnë drejtësi.
“Dua të shoh se kush ka kurajon të vendosë këtë fotografi në profil për një javë për të, për Portugalinë, për bashkimin e njerëzve, për drejtësi. Ai e meriton këtë”, shkruajti Dolores Aveiro.
Kjo gjë ka ndodhur pasi Kathryn Mayorga, një ish modele e akuzoi Ronaldon për përdhunim në një dhomë hoteli në Vegas në vitin 2009.
Cristiano i ka mohuar këto deklarata duke i quajtura të rreme. Prandaj 34-vjeçarja publikoi dokumentin e blerjes së heshtjes, të nënshkruar nga ylli portugez për 325 mijë euro.