Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto në Facebook, ku sipas tij shfaqej Taulant Balla në krah të një personi me emrin Maksim Beço, që sipas Berishës ishte arrestuar në 2015 në Itali për trafik kokaine.
Pas këtij postimi ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka bashkangjitur dy foto, ku tregon sesi është bërë fotomontazh me një foto të tijën, të disa kohëve më parë.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.