Albana Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Gjendja e gruas në Shqipëri është përkeqësuar.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane me temë: “Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje”.

Në prezantimin e situatës në Shqipëri, zonja Vokshi theksoi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë perdoren si fasadë nga kryeministri.

“As ndryshimet ligjore, as vendosja e kuotave të përfaqësimit në ligj e në struktura partiake, as rezolutat parlamentare për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, as propaganda e Kryeministrit me numrat e grave Ministre në Qeveri nuk e kanë përmirësuar, statusin e grave në Shqipëri.-tha zonja Vokshi në fjalën e saj.

Argumentat kryesorë të Kryetares së LDGSH u përqendruan tek trajtimi ekonomik i gruas në Shqipëri dhe mungesa e ndihmës nga qeveria.

– Varfëria e ekstreme (sipas BB) e më shumë se gjysmës së popullsisë rëndon më së shumti gratë e vajzat,
– papunësia e grave shkon deri në 50 – 70% në rajone të caktuara.
– diferenca e pagave midis burrave e grave është rritur nga 6.3 (2016) në mbi 10% (2018)
– dhuna me bazë gjinore është trefishuar
– indeksi i pararazisë gjinore është përkeqësuar me 14%.

Zonja Vokshi solli në vëmendje të pjesëmarrëseve rastin e mbrojtjes nga qeveria të djalit perdhunues të deputetit socialist. “Megjithëse kishte një denoncim për përdhunim dhe torturim, instituciinet nisë të reagojnë vetëm kur skandali u bë publik nga oficeri i policisë, i cili është kërcënuar publikisht nga kryeministri i vendit.”- u shpreh Albana Vokshi në Akademinë e Forumit të Grave të PPE në Athinë. ​

Presidentja e Forumit të Gruas të PPE, (EPP WOMEN) Doris Pack, tha se problematika e vajzave dhe grave ngjan në shumë vende të Europës, por rasti i Shqipërisë është i ndryshëm. Zonja Pack konstatoi me shqetësim ikjen masive të grave nga Shqipëria, si një përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tyre nga një vend ku pamjet filmike tregojnë se gratë dhe fëmijët shfrytëzohen në parcelat me kanabis dhe ku është verifikuar se deputetë të maxhorancës kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme në disa vende të Europës.

EPP Women, ku bën pjesë edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, e zhvilloi në Athinë Akademinë e Vjeshtës, duke u fokusuar tek nismat e fundit të Komisionit Europian për promovimin e grave në vendim-marrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *