Nëse ka një politikan që meriton nofkën si “mjeshtri i propagandës”, ai pa më të voglin dyshim është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në videon që shihni, duket një punonjës i ndërmarrjes së pastrimit të kryeqytetit, dhe përballë tij fotografja e Bashkisë e cila e filmon teksa ai “punon”. Punonjësi tërheq një thes të mbushur me mbeturina dhe kjo gjithçka përpara syrit të propagandës.
Ky imazh pasi i nënshtrohet makinerisë së propagandës dhe montazhit në Bashki, serviret si një nga punët më të mëdha të magjistarit-kryebashkiak.