Kreu ekzekutimin në “Bllok”, ja lidhja tjetër e Elvana Gjatës me Komandon në kërkim

Mevjoli Bilo 41 vjeç i shpallur zyrtarisht në në kërkim policor rezulton se është djali i dajës së Elvana Gjatës.

Prej disa muajsh komando i batalionit të ushtrisë në zall herr punonte edhe si shoqërues i këngëtares së njohur.

Zyrtarisht konfirmohet se Mevjoli është djali i vëllait të nënës së Elvanës me origjinë nga Erseka dhe banues prej vitesh në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se Mevjoli është detyruar të qëllonte me armë zjarri ndaj grupit të Martinajt të cilët ishin shumë aktiv dhe të armatosur. Burime policore konfirmojnë se falë aftësive në përdorimin e armës , 41 vjeçari ka arritur të neutralizonte tentativën për goditje fatale ndaj të fejuarit të Elvanës nga ana e Fabian Gaxhës.

Pas përplasjes së armatosur mes dy grupeve rivale pas ngacmimit që i ishte bërë Elvanës nga truproja i Ervis Martinajt, të dëmtuar kanë mbetur vetem grupi i këtij të fundit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Fabian Gaxha 28 vjeç, të plagosur Ervis MArtinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç.

Në kërkim policor janë shpallur Ervin MAta 30 vjec, Merviol Bilo dhe Fabio Allushi ndërsa shoku i tyre Geldo hoti është arrestuar në Kakavijë teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. /Sosnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *