(VIDEO) Lulzim Basha zbulon mashtrimin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi një video, në të cilën sillen fakte që rrëzojnë pretendimin e Edi Ramës se Taulant Balla bëri publik i pari letrën e nënkomisar Emiljano Nuhut për kërcënimin e tij me pistoletë në kokë. ​

“Edi Rama gënjen paturpësisht për të fshehur krimin e Taulant Ballës në Policinë e Fushë Krujës”, shkruan Basha, me videon e të cilit ka një pjesë nga deklarata e Edi Ramës një natë më parë.

“Edi Rama- Taulant Balla e nxori vetë këtë gjë. Doli në media dhe lexoi letrën e atij (Nënkomisar Nuhut) Sokol Balla – Po, pasi u publikua intervista e tij. Edi Rama – Si more pasi u publikua? E dini ju gjithë kronologjinë apo jo? Taulant Balla po të them. “

 

Në video shpjegohet se Shijak TV e transmetoi intervistën dhe letrën e nënkomisar Emiljano Nuhut në orën 13.46 të datës 26 Shtator, ndërsa Taulant Balla doli në media në orën 15.06.

Për të provuar këte në video krahasohet orari i transmetimit luve në facebook të Shijak TV dhe Taulant Ballës.

“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin.
Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting pa vonesë.” – thuhet në mesazhin e Lulzim Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *