Boldenws ka mësuar se konflikti që përfundoi në vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe Laert Hatos, ka nisur për shkak të këngëtares Elvana Gjata.
Burimet bëjnë me dije se Fabiol Gaxha ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata.
Këngëtarja ndodhej në lokal në momentin e vrasjes, kur është ngacmuar nga Gaxha.
Këngëtarja Gjata ka qenë në polici deri mëngjesin e sotëm ku ka dhënë shpjegimet e saj mbi ngjarjen. Ajo u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash.
Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.