Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “360 gradë”, u ndal edhe tek të larguarit nga PD, që njihen si kritikë të kryedemokratit Basha.
Berisha ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Bashës, se duhet të bëjë gjithçka për afrimin e të larguarve në PD, pasi ai është i tërhequr dhe nuk i takon kjo punë atij.
“Edhe njëherë të siguroj që ky është atribut i Lulzim Bashës dhe personave me të cilën bashkëpunon. Këshilla ime është të bëjë gjithçka për t’u afruar dhe për të vazhduar betejën kundër kësaj të keqe të madhe. Unë jam i dorëhequr nga çdo detyrë tjetër përveç deputetit. Duhet bërë çdo përpjekje që ata të integrohen. Unë kam për to atë vlerësim që kam patur. Problematika duhet të bëjë që palët të afrohen dhe të bashkërendojnë të gjithë energjitë kundër Edi Ramës. Këtë që e them publikisht e them edhe privatisht. Varet nga zt.Lulzim Basha dhe secili prej tyre”, – tha Berisha.