Alba Hoxha është një ndër balerinat më të ndjekura në Instagram dhe postimet e saj nuk kalojnë asnjëhere pa marrë pëlqime e komente nga fansat.
Mirëpo vëmëndjen e të gjithëve e ka tërhequr një koment tek postimi i fundit i balerinës.
Teksa ka pozuar me një jumpsuit ngjyrë rozë, një ndjekës e ka komplimentuar Albën për pamjen e saj.
Mirëpo në vend të emrit Alba, ai ia kishte ngatërruar me Klaudia, gjë të cilën balerina e ka marrë me sportivitet.
’Sa e bukur je Klaudia’ i kishte shkruar fansi.
“Jam Alba’ ja ktheu ajo fansit me të qeshur, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi ndjesë për ngaterresën që kishte bërë.