Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia

Zyrtarët shqiptarë nuk e mirëpresin futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë Telekom Serbia. Burime të brendëshme kanë bërë të ditur se drejtuesit  e ministrisë  së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe
i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematic edhe për vet Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marë.

Nga burimet është mesuar gjithashtu që Telekom Serbia ka bërë oferten më te mirë financiare me rreth 60 mln euro për të blerë Telekom Albania. Drejtuesit e lartë shqiptarë i kanë shprehur kompanisë se Shqipëria i vlerëson investitorët serb në ekonominë shqiptare por në këtë sektor strategjik mund të lindin shumë kontradita. Intersi   i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq.

Në një komunikim për mediat ministri serb e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie. Sipas Lajiq nëse do hynte në tregun shqiptar  “Telekom Serbia” do tregojë aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.Sipas kreut të komunikacionit serb nëse Telekom Serbia arrin të blejë “Telekom Albanian”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here