Meta: Marrëveshjet me Greqinë të finalizohen pasi të ngrihet Gjykata Kushtetuese (VIDEO)

Kryetari i shtetit Ilir Meta ka folur gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” për ecurinë e negociatave me Greqinë. Meta thotë se çështja është mjaft delikate dhe sipas tij nevojiten përpjekje maksimale drejt zgjedhjes së drejtë dhe jo ndërlikimit.

Presidenti i Republikës thekson se marrëveshja të finalizohet pasi të jetë ngritur Gjykata Kushtetuese.

Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam për zemër dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika. Cështja ka më shumë se 10 vite që nuk është zgjidhur dhe ka një vendim të Kushtetueses. Unë kam bërë përpjekjet maksimale për ti kontribuar zgjedhjes së drejtë dhe jo ndërlikimit. Është një cështje delikate te ne, por edhe në Greqi.

Kam bërë gjithçka, me Ramën kemi pasur dakordim të plotë, kemi pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këto cështje dhe i kam bërë të qartë Ramës, që nëse është i bindur që të finalizohet një marrëveshje e tillë do të ketë autorizimin tim. Por i kam bërë të qartë, që është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese, pasi në të kundërt nuk do i shërbente zgjidhjes përfundimtare të kësaj cështje“.

(Intervistën e ndiqni duke nisur nga minuta e 12 e videos)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *