(VIDEO) Policia ushtron dhunë ndaj protestuesve, tensionohet situata në Elbasan

Përshkallëzohet situata mes policisë dhe banorëve të fshatit Mengel në Elbasan. Ata po vijojnë protestën e tyre duke bllokuar aksin Elbasan-Librazhd. Ata protestojnë prej disa orësh protesta për hapjen e shkollës në Mengel. Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.

Policia duke u përpjekur që të hapë kalimin e makinave ka formuar një kordon për të penguar banorët dhe nxënësit që të ndalojnë qarkullimin. Nga ana e tyre banorët janë përpjekur që të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar këtë aks. Pikërisht në këtë moment, më së shumti gra dhe fëmijë janë konfrontuar me forcat e policisë.

Në video e siguruar nga Lapsi.al dëgjohen britma të banorëve gjatë përplasjes me policinë, ndërkohë ka nga ata që shprehen se janë goditur nga efektivët. Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Ata shprehen se nuk duan të shkojnë në Elbasan pasi është shumë larg dhe duan që të hapet shkolla e tyre në fshat.

Më herët ka pasur edhe përplasje mes shoferëve dhe banorëve për shkak se bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *