(VIDEO) Fëmijët në Elbasan të traumatizuar dhe të përlotur: Më gjuajtën policët te koka

Protesta e banorëve të fshatit Mengel në Elbasan është përshkallëzuar në përplasje me policinë për shkak të bllokimit të rrugës. Ndërkohë që policia është përpjekur për të hapur rrugën, ka hasur në rezistencën e banorëve duke bërë që të tensionet situata dhe gjatë përleshjes të traumatizojnë edhe fëmijët që ishin të pranishëm aty.

Siç mund të shihet edhe nga video më poshtë, fëmijët janë traumatizuar dhe kanë nisur të qajnë, madje duke thënë janë goditur nga Forcat Speciale.

‘Më gjuajtën policët te koka!’ shprehet një djalë i vogël duke qarë.

Banorët dhe fëmijët shprehen se nuk do të lëvizin nga aty deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit. Protesta e tyre ka si shkak mbylljen e shkollës dhe zhvendosjen e nxënësve në Elbasan, por banorët dhe nxënësit nuk janë dakord më këtë vendim pasi shprehen se për ta është shumë larg Elbasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *