Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Elbasan dje. Nderkohe, policia njofton se, identifikohet personi qe plagosi mbreme me thike ne Elbasan nje 29 vjeçar. Policia ka bere me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.
“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin: A. P., 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan”- njofton policia.
Sipas policise, ky shtetas në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.