Në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases Mimoza Agalliu, (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale, pasi në momentin e flakëve ka qenë i parkuar. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Agalliu qëndron prej disa vitesh tashmë në krye të kësaj qëndre dhe ka dyshime se djegia e mjetit lidhet me detyrën e saj si drejtoreshë.
Policia thotë se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.