Krzysztof Piatek është duke vazhduar me superformën e tij me Genoan, duke u përfshirë në fillimin më të mirë të një debutuesi të Serie A-së që nga viti 1949-50.
Sulmuesi polak është transferuar nga klubi italian për 4 milionë euro gjatë kësaj vere dhe shumë shpejt është shndërruar në hero për tifozët e Genoas.
Ai i ka shënuar dy gola gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Frosinones, duke e dërguar numrin e golave të tij në 8, në gjashtë paraqitjet e para të tij në ligën italiane.
Polaku është lojtari i parë që shënon 8 gola në gjashtë paraqitje që nga Karl Aahe Hansen për Atalantan në vitin 1949-50.
8 golat e tij kanë ardhur nga gjithsej 14 goditjet e bëra në gjashtë ndeshje.