Montpellier ka fituar 3-0 derbin kundër Nimes, që rikthehej në Ligue 1 pas 25 vitesh, me golat e shënuar nga Ambroise Oyongo, Andy Delort dhe Gaetan Laborde.
Por ndeshja ka qenë e karakterizuar nga problemet e ndodhura mes tifozëve, që e detyruan gjyqtarin që të ndërpriste ndeshjen për disa minuta, duke parë se si pasojë e thyerjes së barrierave mbrojtëse disa tifozë u futën në fushë.
Forca e sigurisë, me ndihmën e policisë arritën të rikthejnë rregullin.
Edhe presidenti i Montpellier, Laurent Nicollin, ndërhyri për të vënë paqen.
Tanimë Montpellier rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë.