(VIDEO) Tre muaj pas ngjarjes, dalin pamjet e vrasjes së reperit të njohur

Më 18 qershor të këtij viti, reperi i njohur ndërkombëtar XXXTentacion’s u ekzekutua. Teksa kanë kaluar tre muaj nga vdekja e tij, janë bërën publike pamjet e vrasjes.

Vrasja e 20-vcjeçarit është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe që u bënë publike për herë të parë të enjten gjatë një seance gjyqësore. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se në video shfaqet reperi që ecën drejt motoristëve në plazhin Pompano në Florida. Më pas dy të dyshuarit e shoqërojnë në një ndërtesë.

Kamerat kanë regjistruar momentin që tregojnë se si njëri prej djemve hyri në makinën e reperit para se të largohej nga skena e krimit. Vetëm pak më vonë, makina e tij BMW ndalohet në mes të rrugës pasi e vrasin me armë zjarri.

Emri i vërtetë i reperit është Jahseh Onfroy dhe ende nuk është zbardhur e gjithë çështja. Ai vdiq në spital menjëherë pas atentatit, dhe deri tani tre të dyshuar për vrasjen e tij janë arrestuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *