Indonezi, mbi 380 të vdekur deri tani nga cunami e tërmeti (VIDEO)

Më shumë se 380 persona konfirmohen se kanë vdekur pasi cunami i shkaktuar nga një tërmet 7.5 ballë goditi një qytet të Indonezisë të premten. Dallgët ishin deri në 3 metra përfshinë ishullin Sulaëesi.

Videot e publikuara në mediat sociale treguan panikun mes njerëzve ndërsa një xhami ishte mes ndërtesave të shkatërruara. Lëkundje të forta janë ndjerë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë). Mijëra banesa janë dëmtuar, si dhe hotele, spitale apo qendra tregtare.

Rrugët kryesore për në qytetin Palu janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave ndërsa forcat e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën për të shpëtuar jetë njerëzish.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *