Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi ditët e fundit, pasi mediat jetë shkruajnë së një shqiptare 16-vjeçe është përdhunuar nga babai i saj dhe ka mbetur shtat zënë. Mediat në vend shkruajnë se ky është një lajm shokues pasi, vajza ndër të tjera ishte dhe invalidë dhe nuk mund të lëvizte dot.
“Askush nuk mund të besojë në Amfissa se babai shqiptar është ai që përdhunoi vajzën e tij 16 vjeçare, e cila gjithashtu ka një problem serioz shëndetësor”, shkruan Zogla.gr.
Më tej kjo media shkruan se kjo familje nuk njihej si problematike dhe të gjithë kishin respekt për të. Gjithkush kishte përshtypjen se babai i kushtonte vëmendje të veçantë familjes së tij dhe sidomos vajzës së tij, e cila ndiqte mësimin në një shkollë specifike pasi kishte nevoja të veçanta.
I gjithë çështja doli në dritë kur 16-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte dhimbje të forta dhe hemorragji. Por kur u bënë analizat dhe ADN-ja rezultoi se vajza ishte shtatzënë dhe autori ishte babai saj.
Po ashtu pas raporteve të mjekësisë ligjore në Athinë u provua se përdhunuesi ishte babai i saj, i cili më pas u arrestua.