Derbi është kthyer në një “makth” për Tiranën. Vijon dominimi i Partizanit, që është shndërruar në një padron të kësaj super sfide. Goli i Malës në minutën e 21-të i dhuroi fitoren skuadrës së Geges, që e sheh veten në vendin e parë.
Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan thumbimet e të dyja tifozerive, me koret e tyre dhe me banderolat ngacmuese.
Edhe pse skuadrat në fushë, u munduan t’i përgjigjeshin atmosferës në tribuna, rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Një dominim i lehtë i skuadrës së kuqe dhe një Tiranë në gjumë. Diçka mungonte te skuadra e brazilianit Ze Maria.