Ka përfunduar derbi midis Tiranës dhe Partizanit me fitoren e këtyre të fundit. Mjaftoi një gol që në pjesë të parë nga lojtari Mala i cili ishte përcaktues për rezultatin e ndeshjes. Një koreografi mbresëlënëse kemi parë nga të dyja tifozeritë, por në fund të ndeshjes si për të ngacmuar disi kundërshtarin kanë menduar tifozët e Tiranës.
“Fanatics” kanë hapur një banderolë në të cilën ironizonte deputetin Erjon Braçe si dhe thumbonte ekipin e Partizanit. “Ju keni lidhje me kët qytet, aq sa ka Braçja me basketbollin” – shkruhej në banderolën e shpalosur nga tifozët e Tiranës.