Shkon në gjykatën e Dodekanes në Greqi, çështja ku të pandehur janë dy shqiptare, një 21-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të akuzuar për përdhunim në grup ndaj një shtetaseje britanike.Të pandehurit që do të mbrohen nga avokati Akis Dimitriadis, janë liruar nga gjykata me kusht: ndalohet të largohen nga Greqia dhe duhet të paraqitjen dy herë në muaj në stacionin e policisë në vendin e tyre të banimit. Këtë të enjte, media lokale “Dimokratiki”, zbardh akuzën ndaj dy shqiptarëve.
Siç raportohet: Më 30 korrik 2017, dy të pandehurit dyshohet se kanë detyruar një 26-vjeçare angleze, e cila ishte përkohësisht në Kalathos, të kryenin marrëdhënie seksuale në një banesë pas një dreke në restorant.
26-vjeçarja punonte në një dyqan që shiste produkte të kujdesit shëndetësor në zonën e Lindos dhe është lidhur me 21-vjeçarin shqiptar që punon në të njëjtën dyqan. Ky i fundit, ndonjëherë shkonte në një dyqan tjetër në të njëjtën zonë, ku punonte miku dhe bashkatdhetari i tij 23-vjeçar.
Atë ditë, çifti shkoi në dyqanin ku punonte ku i fundit dhe atje, partneri e njoftoi të dashurën angleze se do të mirëprisnin në banesën ku ai jetonte 23-vjeçcarin.
Sipas akuzës, të tre shkuan së bashku në një restorant për të drekuar, e më pas përfunduan në një banesë, që, siç pretendon vajza, ishte hera e parë që shkonte aty. Partneri i saj filloi ta puthë dhe në një moment tjetër aty hyri edhe shoku i tij vetëm me të mbathura.
21-vjeçari, sipas vajzës, i kërkoi asaj që ta puthte, por ajo refuzoi. Pastaj ata e detyruan atë të kryente aktin seksual pa masa mbrojtëse.
Më pas, 21-vjeçari e çoi vajzën në banesën ku ajo banonte me disa të afërm. Rrugës, vajza iu ankua për atë që i ndodhi, ndërsa shqiptari tha se ajo e meritonte, pasi ai kishte informacione se ajo e kishte tradhtuar. Vajza mohoi akuzat.
Kur hyri në banesë, vajza foli me tezen, e cila e bindi të bënte kallëzim në polici.
Pas shoqërimit nga efektivët e policisë, dy shqiptarët kanë thënë se gjithçka është kryer në mirëkuptim të plotë. Madje, shtuan se ata i kërkuan vajzës të ndalonte, por ajo kërkoi të vijonin marrëdhënien.