VIDEO/ Will Smith ‘çmendet’ në 50 vjetorin e tij, bën hedhje nga helikopteri

Aktori  i njohur Will Smith dje fesoti 50 vjetorin e tij të lindjes në një mënyre shumë të veçantë.

Ai shihet  në helikopter nga ku  është hedhur me një litar-llastik nga një lartësi e madhe.

Will realizoi lojën ‘Bungee jumping’ në Grand Canyon, ndërsa shikohej nga familja e tij dhe miqtë.

Ai ndau momentin e bukur, po aq sa edhe të frikshëm, në kanalin e tij në YouTube.

Smith shihet duke bërë kërcimin me litar nga helikopteri ndërsa çdo çast është detajuar në video.

Para se të hidhej aktori dukej nervoz por gjithçka ndryshoi pasi realizoi ‘Bungee jumping’.

Gruaja Jada Pinkett Smith dhe tre fëmijët e tij Trey, Jaden dhe Willow po e vëzhgonin, së bashku me mikun e tij Alfonso Ribeiro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here