VIDEO – Pjesa e dytë rrëfimit/ Nënkomisari Nuhu: Taulant Balla kreu i një grupi kriminal në Elbasan

Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku transmetuar në “Shijak Televizion” ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku.

Sipas tij e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të vëllanë dhe në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

Për këtë oficeri tregon se vetë deputeti i ka kërkuar të zhdukë të gjitha dokumentat dhe provat. Ndërkohë gjatë hetimit të tij ai është kërcënuar se do ta vasin dhe për këtë ka pasur dijeni dhe shefi i komisriatit.

Më tej ai hodhi akuza mbi policinë e shtetit e cila sipas tij është e inkriminuar dhe shefat janë të ermëruar nga grupe krimininelësh.

Ndërkohë që akuzoi Taulant Ballën se drejton dhe mbështet një grup kriminal shumë i fuqishëm në zonën e Elbasanit

Pjesa e dytë e intervistës

GAZETARI: A kërkuat nga drejtori i Përgjithshëm, nga Ministria e Brendshme, të mbroheshit sepse jeni kërcënuar në zyrë?

EMILIANO NUHU: Do ta shpjegoj. I gjendur në këto kushte nga mospërkrahja as e drejtuesit tim të policisë dhe në heshtje nga Prokuroria, pavarësisht se kishte dëshirën e mirë për të zbatuar ligjin, por deri në njëfarë pike donte ta zbatonte ligjin. Në këto kushte vazhdoi oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi me veprimet e tjera

GAZETARI: Ia kaluan oficerit tjetër të policisë gjyqësore?

EMILIANO NUHU: Ia kaluan vetë deputeti me miqtë e vet dhe tha “zhduki të gjitha dokumentat”.

GAZETARI: Emiliano, a ka një proçedurë ligjore se si kalon njëçështje nga një oficer policie tek një tjetër?

EMILIANO NUHU: Po ka. Ishin veprimet e para hetimore. Mund t’i kalohej me anë të telefonin oficerit tjetër. Nuk kishte ardhur akoma dosja hetimore që unë të vazhdoja hetimet përsëri.

GAZETARI: Pra, a e ka këtë tagër drejtuesi, eprori, që ta bëjë?

EMILIANO NUHU: Po, e ka këtë tagër për t’i thënë oficerit tjetër që të vazhdojë hetimet për shkak të situatës që ishte krijuar dhe ai mund ta mbyllte në mënyrë miqësore, shoqërore. Oficeri Gentian Çitozi informoi Rexhepin dhe deputetin “që të zgjidhet kjo punë duhet të shkoni të merrni shtetasin Xhensila tek banesa dhe të bëjmë një deklarim që ajo ka heq dorë nga të gjitha këto kallëzimet që ka bërë.”

GAZETARI: Pra duhej dhe njëherë të shoqërohej?

EMILIANO NUHU: Këto deklarime i kam këtu se m’i ka shpjeguar Xhensila pasi unë kam vazhduar veprimet hetimore, m’i ka shpjeguar të gjitha veprimet që kanë ndodhur tek zyra e oficerit Gentian Çitozi në datë 21.

GAZETARI: I vijuar prapë ju veprimet hetimore?

EMILIANO NUHU: Po po, vazhdon, nuk u mbyll me kaq. Të ta shpjegoj pak këtë pjesë. Këta personat: Rexhepi, Redjan Rahja, Ramazan Rahja dhe persona të tjerë, kanë shkuar atë natë tek shtëpia e Xhensilës ku e kanë marrë forcërisht, e kanë futur në makinë, rreth orës..

GAZETARI: Nuk i është ofruar mbrojtje kësaj, kallëzueses?

EMILIANO NUHU: Kush t’i ofronte mbrojtje?

GAZETARI: Policia, duke qenë në këtë situatë.

EMILIANO NUHU: Policia nuk i ofroi mbrojtje oficerit të saj që po kryente detyrën e jo më shtetases Xhensila Maloku që nuk e kishte të shënuar as në një cep letre.

GAZETARI: Atëherë, vajtën e morrën forcërisht në banesë?

EMILIANO NUHU: E morrën forcërisht. Këto janë sipas deklarimeve që ka bërë në datë 22 Xhensila. E kanë marrë forcërisht te shtëpia e saj, e kanë sjellë në ambiente dhe gjatë rrugës e kanë kërcënuar, e kanë goditur, nën përdorimin e armëve dhe këtë e ka bërë shtetasi Rexhep Rahja që ka pasur letrën me vete. E kanë mbajtur rreth dy orë në ambientet e stacionit të policisë Fushë-Krujë duke e futur te zyra e oficerit dhe duke i bërë presion që do të firmosësh deklaratën që po përpilon oficeri sepse ky është miku ynë dhe ky e di si zgjidhen këto punë. Ajo nuk ka dashur të firmoste një deklaratë të tillë.

GAZETARI: S’e ka firmosur?

EMILIANO NUHU: Nuk e ka firmosur por pas shumë përpjekjesh, e kam këtu deklaratën, ajo është bindur dhe e ka firmosur, pasi e kanë nxjerrë në ambientet e jashtme dhe e kanë kërcënuar disa herë. Dhe personat që ndodheshin aty pranë e kanë kërcënuar duke ia bërë me shenjë që “ne do të të vrasim në qoftë se ti nuk tërheq kallëzimin.” Në këto kushte ajo është detyruar të firmosë një deklaratë të oficerit Gentian Çitozi. Në përpilim shkruhej që “Unë kam ardhur në stacionin e policisë Fushë-Krujë, për të hequr kallëzimet e bëra te Komisariati nr. 3 në Tiranë, për shtetasin Rexhep Rahja.”

GAZETARI: Ata e mbyllën historinë apo vazhduan?

EMILIANO NUHU: U mbyll historia këtu dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Krujës, mbas shumë ndikimesh për përndjekje. Veprat e tjera penale nuk u referuan fare. Vetëm vepra më e lehtë, përndjekje u referua në prokurori. Në datën 27 kam marrë dosjen hetimore me numër 372 nga prokurorja për të vazhduar    hetimet. Më datë 27 korrik.

GAZETARI: Erdhi tek ju dosja përsëri?

EMILIANO NUHU: Po përsëri, duke më thënë prokurorja që “do t’i vazhdosh hetimet se s’ka kush t’i vazhdojë njeri tjetër. E di si ka ndodh situata por jemi në kushte që s’ka kush t’i vazhdojë se nuk e merr njeri përsipër.”

GAZETARI: Po pse, oficeri tjetër Çitozi nuk e mori përsipër?

EMILIANO NUHU: Jo, oficeri tjetër nuk e mori përsipër sepse u pezullua në datë 22 korrik të vitit 2018, një ditë më pas, pasi shtetasja Xhensila vajti e kallëzoi tek zyrat e SHKB-së(Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) në Durrës, që ky shtetas kishte shpërdoruar detyrën duke lejuar persona të tjerë që të hynin në zyrën e tij dhe ta kërcënonin në sy të oficerit.

GAZETARI: Atëherë, u rikthye dosja tek ju?

EMILIANO NUHU: Për këtë arsye u rikthye dosja tek unë, që të vazhdoja unë hetime, sepse oficeri u pezullua për shkak të shpërdorimit të detyrës që kishte bërë. Kur u rikthye dosja tek mua, unë vazhdova veprimet hetimore nga këqyrja fizike e së dëmtuarës, këqyrje kamerash të hotel “Boçit”, sekuestrim telefonash, e shumë veprime hetimore..

GAZETARI: Po dhuna e ushtruar ndaj kallëzueses, a kishte vizita mjekësore, raporte që provonin, që faktonin?

EMILIANO NUHU: Këqyrja fizike provon dhunën e ushtruar. Në këqyrjen fizike janë konstatuar dy shenja të zeza të nxjerrë nga eksperti në pjesën e kokës, e dëmtuar nga sende të forta, që ajo deklaron qëështë goditur me qytë pistolete gjatë kohës që ka qenë në hotel.

GAZETARI: E konfirmojnë edhe ekspertët mjekësorë këtë?

EMILIANO NUHU: Po, këqyrja fizike është bërë tek zyra e prokurores Mirela Kapo në prezencë të ekspertit kriminalistikë, në prezencë të motrës së saj, në prezencë të një punonjëseje të policisë, femër, kam qenë dhe unë prezent gjatë këqyrjes fizike.

GAZETARI: Që provoi dhunën?

EMILIANO NUHU: Që provoi dhunën e ushtruar.

GAZETARI: Dhe ju vijuat hetimin më pas?

EMILIANO NUHU: Vazhdova hetimin, në datën 30 korrik, të vitit 2018, unë e kam ripyetur Xhensilën në zyrën time se ku i ka marrë deklarimet me detaje dhe cilat ishin arsyet që ajo nuk ka dhënë kallëzim në komisariatet e tjera. M’i ka shpjeguar të gjitha. Mbasi ka mbaruar deklarimi rreth dy orë në zyrë, unë rreth orës 5 e 30, jam nisur për në banesën time që ndodhet në Tiranë. Duke shkuar, rrugës më vjen një mesazh në uatsap që më prezantohet një person “jam Redian Rrahja” dhe më thotë “Ti ishe ai që more Xhensilën sot në pyetje? Çfarë problemi ke me ne?” Unë i thashë që “nuk kam asnjë problem me ju por thjesht po bëj punën e Shtetit.” Më tha “Ku je të vijmë të takohemi tani se kemi një problem për të sqaruar.” I ndodhur në kushtet për të mos acaruar situatën duke i ditur ça personash janë..

GAZETARI: Dhe ça lidhjesh politike kishin.

EMILIANO NUHU:.. çfarë lidhjesh politike kanë dhe i thashë “Hajde ta sqaroj po nuk ka asnjë problem.” E kam pritur tek unaza e re. Ai ka qenë mbrapa meje. Ka ardhur shumë shpejt sa kam parkuar unë makinën. Ka qenë duke më ndjekur mua. Për arsye sigurie kam qëndruar në ambientet e një lokali, se s’dihej si merrte terezia. Ata janë persona me preçecentë të theksuar kriminal, të dënuar me nga dy-tre vepra penale. Lëvizin gjithmonë të armatosur në zonën e Krujës, Fushë-Krujës me armë dhe me makina të blinduara, por nuk merr guximin njeri t’i ndalojë për shkak të lidhjeve që kanë. Aty më ka ardhur në tavolinë bashkë me shtetasin Ramazan Rrahja, i cili është i biri i Xhelal Rrahjes që më kërcënoi te zyra. Më tha “Ça ke ti që merresh akoma me ne? Kush je ti që vjen nga Berati dhe na heton ne? Ne të zhdukim ty bashkë me familjen për 24 orë nëse ti nuk ndërpret hetimin ndaj nesh dhe të zhdukësh të gjitha ato që ke bërë.” I ndierë në këto kushte që u kërcënova aty, ata më kërcuan që “do të të vrasim, do të të zhdukim familjen në qoftë se nuk ndërpret hetimet” dhe u larguan. Në këto kushte unë kam marrë drejtuesin tim të komisariatit ku e kam vënë në dijeni që u kërcënova për shkak të dosjes dosjes hetimore nga filan shtetas, dhe prokuroren e dosjes penale Mirela Kapo, ku i kam treguar për kërcënimin që më kanë bërë dhe më tha “Ndiq rrugën ligjore.”

GAZETARI: Çfarë përgjigje të dhanë shefi i komisariatit dhe prokurorja?

EMILIANO NUHU: Shefi i komisariatit në momentet e para më tha “Prit aty mos lëviz nga vendi se do dërgoj forcat speciale, RENEA-n, operacionale, do t’i marrim zvarrë”. Në momentet e para. Pastaj kur mbylli telefonin, e kuptoi me kë kishte të bënte dhe në telefonatën e dytë më tha “Mos u mërzit, më prit aty.” Ishtë ulur komplet: “fola me Drejtorin e Përgjithshëm dhe do ta zgjidhim këtë punë.”

GAZETARI: Po prokurorja?

EMILIANO NUHU: Prokurorja më tha vazhdo rrugën ligjore ku ka ndodhur ngjarja bëj kallëzim te komisariati më i afërt. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. U ngrita së bashku me një shokun tim që e mora në telefon që më erdhi aty prezent.

GAZETARI: Aty ku s’merreshin kallëzimet e Xhensilës?

EMILIANO NUHU: Te ai komisariat që nuk merresh, vajta unë për të kallëzuar. Aty pritja ndaj meje si oficer i policisë gjyqësore ishte skandaloze, jo si oficer po as një qytetar i thjeshtë nuk mund të pritet në atë mënyrë që u prita unë.

GAZETARI: Të pritën si të inkriminuar?

EMILIANO NUHU: Jo si oficer i po si i inkriminuar. Më lanë 30 minuta tek prota e komisariatit. Pastaj mëçuan te zyra e një oficereje. Ajo ishte oficere e mirë, me mori kallëzimin dhe deklarimin. Nuk ishte ç’bënte. Aty ka ardhur shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6 dhe më ka thënë “Ti je personi që je kanosur me jetë?” “Po, unë i thashë.” Më pa nga këmbët te koka me ironi. Thashë “edhe kolegë dhe më shohin me ironi, nuk e mendoja”. Më  tha “jep ç’ke për të dhënë”. Dhashë kallëzimin aty te oficerja dhe në krah tjetër i thotë oficeres që i dha kallëzimin që “shiko se nuk ka vepër penale aty.”

GAZETARI: Shefi i krimeve të komisariatit thotë kështu?

EMILIANO NUHU: Shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë i thotë oficeres “Shiko se nuk ka vepër penale aty.” Pa e marrë vesh akoma kallëzimin, deklaroi që nuk ka vepër penale, pa e njohur situatën.

GAZETARI: Si quhej ky që e konstatoi këtë?

EMILIANO NUHU: Një Olgert Olgert, mbiemri s’më kujtohet për momentin.

GAZETARI: Më pas, si u veprua?

EMILIANO NUHU: Gjatë kohës që unë po jepja kallëzim, kasha shumë telefonata që vinin në numrin tim.

GAZETARI: Nga kush?

EMILIANO NUHU: Nga persona të ndryshëm që kishin lidhje me deputetin e zonës, me personat që unë po i kallëzoja dhe nga drejtuesit e mi që më thoshin “Prit njëherë mos u nxito, mos e jep kallëzimin.” Por unë nuk doja ta lija mos ta jepja kallëzimin sepse nuk e dija ku mund ta gjeja veten në një moment të tretë. Në momentin e parë: u kërcënova nuk dhashë dot kallëzim për shkak të influencës së personave. Momentin e dytë më kërcënuan përsëri, unë isha i detyruar të jepja kallëzim.

GAZETARI: Për kë e bëtë?

EMILIANO NUHU: E bëra për Redian Rrahjen dhe Ramazan Rrahjen. Këta ishin personat që mund të jepja kallëzim sepse më kërcënuan për herë të dytë dhe ishin pa imunitet. Me të parët nuk kisha ku ta bëja.

GAZETARI: Po për të parët, për dy deputetët, nuk bëtë kallëzim?

EMILIANO NUHU: Është e pamundur. Për shkak të frikës, ta shpjegova, nuk po ma merrte njeri kallëzimin, vetëm në Prokurori të Përgjithshme. Kallëzimin në Prokurori të Përgjithshme kush do të ma merrte mua? Asnjeri nuk do të ma merrte, ishin persona me influencë. Të kallëzoja unë Taulant Ballën, të kallëzoja Artur Bushin, të kallëzoja Rrahman Rrahjen, kush do të ma merrte kallëzimin. Mendova të rrija në qetësi siç më thanë se do i hapja punë vetes dhe kisha frikë për jetën që të dilja kundër tyre.

GAZETARI: I kërcënuar dy herë, a kërkuat mbrojtje?

EMILIANO NUHU: Gjatë kohës që u morr kallëzimi aty punonjësit e policisë nuk organizuan të paktën të shoqëronin personat që më kishin kallëzuar. Të pyesnin “Si ishte problem?” Nuk bënë asnjë veprim policor. Thjesht shkruan dy copa letre dhe i mbajtën në sirtar. I gjendur në këto kushte i pambështetur nga asnjë institucion, dola mbasi mbarova punë. Takova shefin e komisariatit tim aty te Komisariati nr. 6 dhe më tha “Mos u mërzit, kam folur unë me ata, nuk të vrasin, mos ki merak.”

GAZETARI: Shefi i komisariatit kishte folur me kanosësit dhe ata nuk të vrisnin?

EMILIANO NUHU: Po, kishte marrë garanci që nuk më vrasin. Unë i thashë: “O zotëri, ti merr garanci që s’më vrasin, po kur të më gjesh me këmbë përpjetëçfarë garancish do kesh? Unë s’do flas dot më që të të them që ti ore more garanci që s’më vrasin.” I thashë që elementi me preçedent kriminal na bën çfarë të dojë ne. Ne këtë punë kemi zgjedhur. Por punë jonëështë që hajde të zbatojmë ligjin, t’i arrestojmë. Të veprojmë kundër tyre. E drejta e tyre është të na kërcënojnë, të na vrasin, ne hajde t’i arrestojmë. “Jo, prit merre me qetësi”, më tha. “Mos u merr më me këtë punë se merrem unë. Rruaj qetësinë se ata nuk të vrasin.” U largua iku. Aty më priste një shoku im i ngushtë dhe me atë u largova dhe unë për në banesën time.

GAZETARI: A kërkuat mbrojtje? Emiliano, edhe njëherë po këmbëngul, a kërkuat mbrojtje nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga ministri i Brendshëm?

EMILIANO NUHU: Po, po, po! I kam kërkuar mbrojtje në datën 3 gusht. I gjendur në të tilla kushte i kam shkruar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i kam shkruar e-mail, e-mail zyrtar nga e-maili im në adresën e Ardi Veliut. I kam shkruar të gjithë ngjarjen si ka rrjedhur, i kam kërkuar mbrojtje, dhe për dijeni ia kam nisur dhe ministrit të Brendshëm, të njëjtin e-mail që i kam nisur drejtorit të Policisë për ta vënë në dijeni se nuk kisha besim.

GAZETARI: Cili ishte reagimi, kërkuat mbrojtje, kërkuat informacione nga drejtori i Përgjithshëm dhe Ministria e Brendshme, nga Kontrolli i Brendshëm, janë shumë institucione aty.

EMILIANO NUHU: Janë shumë institucione, nuk reagoi asnjë institucion. Asnjë përgjigje nga drejtori i Përgjithshëm, asnjë përgjigje nga ministri për kërcënimin tim me jetë.

GAZETARI: Ende në këtë kohë që flasim nuk ka asnjë përgjigje?

EMILIANO NUHU: Ende asnjë përgjigje zyrtare. Edhe tani që flasim, asnjë përgjigje zyrtare. Më pas, unë kisha dosjen hetimore dhe vazhdova me detyrat që më kishte lënë Prokuroria.

GAZETARI: Vazhduat me gjithë këto kërcënime?

EMILIANO NUHU: E kisha ndarë mendjen që do ta zbatoja ligjin me aq sa kisha mundësi. Se kam 10 vjet që punoj në Policinë e Shtetit. Kam punuar në struktura shumë të rrezikshme, kam goditur grupe…

GAZETARI: Vazhduat prapë të hetonit?

EMILIANO NUHU: Vazhdova me hetimet, kryeva disa veprime proçeduriale si shkresa kompanive telefonike për numrat e telefonit, për të sjellë tabulatet telefonike të personave që ishin të implikuar. Në datën 14, duke parë situatën që ata po lëvizin dhe merrja informacione që “ata do hakmerren ndaj teje se ti po vazhdon hetimet hetimore” dhe në datën 14 gusht të vitit 2018 unë i kam shkruajtur sërisht drejtorit të Policisë email zyrtar. Në datën 14 gusht 2018, rreth afërsisht 10 ditë nga e-maili i parë ku i kam kërkuar drejtorit të Përgjithshëm “Ju lutem drejtor i Përgjithshëm të paktën më transferoni pranë familjes sime që të kem mundësi ta mbroj vetë familjen time se ju nuk po më ofroni asnjë lloj ndihme. Unë po kërcënohem në mënyrë të njëpasnjëshme për shkak të detyrës dhe ju nuk po më ofroni një ndihmë të tillë.” Asnjë reagim përsëri.

GAZETARI: As nga kjo?

EMILIANO NUHU: As një reagim as nga e-maili i dytë dhe në datën 15 një ditë më pas, më vjen urdhër urgjentisht nga Drejtoria e Përgjithshme që unë të transferohesha në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

GAZETARI: Pra, kjo ishte ndihma që të dhanë?

EMILIANO NUHU: Po, ndihma ishte që të më largonin 130 km më larg familjes time dhe një gocë të vogël 1 vjeç e gjys që kam dhe nusen ta lija të pambrojtur në mes të Tiranës dhe të vazhdoja punën 130 larg familjes sime. Që këta të kishin mundësi të hakmerreshin duke i bërëçdo gjë. Dhe unë të kisha mundësi që ta mbroja vet e jo më shteti që nuk më mbrojti.

GAZETARI: Dhe pastaj çfarë ndodhi? U transferuat, ikët?

EMILIANO NUHU: U transferova, e vazhdova punën në Drejtorinë e Beratit. Dosja m’u mor brenda ditës nga drejtuesit e mi dhe më thanë “Mbarove punë, të doli urdhëri i transferimit, s’ke punë më me dosjen.” Ma morën që të kishin mundësi qëçdo gjë të bllokohej aty që të mos kryeshin më veprime hetimore. Se çdo veprim hetimor që kryhet futet në dosje dhe ngel aty.

GAZETARI: Ju keni thënë që këto persona të inkriminuar kanë pas edhe mbështetje nga drejtues të Policisë së Shtetit, drejtues të lartë madje.

EMILIANO NUHU: Po, personat e inkriminuar, siç e përmenda janë pjesëtarë të një grupi kriminal shumë të fuqishëm në zonën e Niklës që ka mbështetjen e deputetëve që ishin prezentë, ka mbështetjen e drejtuesve të policisë lokale, të policisë, për shkak se asnjë veprim nuk u mor ndaj tyre.

GAZETARI: Emiliano, këto informacione për mbështetjen ju i keni si dëshmi dhe prova gjatë punës suaj, si hulumtime të punës suaj?

EMILIANO NUHU: Këto informacione i kam mbledhur gjatë karrierës sime 10-vjeçare dhe njoh shumë grupe kriminale në Shqipëri.

GAZETARI: Le të vijojmë me çështjen e trafikut dhe pastaj i rikthehemi pastaj episodit të punës suaj. Në këtë situatë, kërcënim, transferim, tani ç’do të bënit sepse ishit në shenjestër të kanosjeve?

EMILIANO NUHU: Vazhdova punën normalisht në Berat. Por duke mos pasur besim dhe duke menduar se çfarë personash ishin ata që më kishin kërcënuar, e mora familjen dhe e strehova tek njerëzit e mi. Nuk e lashë në Tiranë.

GAZETARI: Për arsye sigurie?

EMILIANO NUHU: Për arsye sigurie, nuk kisha besim tek asnjë lloj njeriu dhe asnjë lloj institucioni dhe aq më keq grupit kriminal që ata përfaqësonin, grup shumë i rrezikshëm në zonën e Niklës, ku ishin pjesëtarë të gjithë këta persona që përmenda unë dhe ky grup mbështetet dhe drejtohet nga deputeti i zonës Rrahman Rrahja. Konkretisht në datën 12 shtator 2018, unë kam qenë në punë në Berat dhe rrjeti im sekret informativ ka marrë një informacion që deputeti Rrahman Rrahja është shumë i inatosur me ty dhe ka porositur ekzekutimin tënd tek një person shumë i rrezikshëm në zonën e Niklës që quhet Durim Bami.

GAZETARI: Sipas informacioneve të punës, ju erdhi infoja që ishte porositur vrasja juaj dhe deputeti kishte angazhuar Durim Bamin, i njohur si kontigjent kriminal?

EMILIANO NUHU: I njohur si kontigjent kriminal që ka kryer shumë vrasje madje ka tentuar të vrasë dhe njerëz me influencë që janë bërë publike.

GAZETARI: Si reaguat?

EMILIANO NUHU: I gjendur në këtë moment nuk kisha asnjë njeri garanci t’i tregoja këtë informacion dhe u largova brenda ditës nga Shqipëria. Mora familjen dhe u largova nga Shqipëria për arsye sigurie, për të siguruar jetën time dhe të familjes. Kjo ishte arsyeja. I kam dërguar kërkesë për lirim të menjëherëshëm nga Policia e Shtetit, drejtorit të Përgjithshëm zoti Ardi Veliu. Kam vënë në dijeni për gjithë situatën, prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, kam vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama, kam vënë në dijeni presidentin e Republikës Ilir Meta. E kam dërguar në katër institucione për shkak se nuk kisha besim në institucionin e policisë për faktin se kërkesa ime mund të zhdukej apo të humbasë. Akoma nuk kam marrë lirimin nga Policia e Shtetit. Më mbajnë peng, nuk më lirojnë në mënyrë që unë të kaloj afatet e mosparaqitjes në punë dhe të më përjashtojnë nga policia e shtetit.

GAZETARI: Ti e ke depozituar këtë kërkesë?

EMILIANO NUHU: Kam provat që kam depozituar dhe ua kam nisur me postë institucioneve në fjalë. Nëçdo moment që do të më duhen, do të tregoj letrat e postës.

GAZETARI: Por ndërkohë në Drejtorinë e Përgjithshme ka pas ndonjë përpjekje që ju tëzbusni kërkesën apo të rishikonit?

EMILIANO NUHU: Me sa kam informacion nga rrjeti im shoqëror ka pasur përpjekje të shumta që unë të ndryshoja kërkesë që kam nisur. Por unë nuk kam marrë asnjë kontakt dhe nuk kam ndërmend që ta ndryshojë atë kërkesë që kam nisur për lirim nga Policia e Shtetit, ku kam shpjeguar të gjithë historinë dhe problemet që më kanë ndodhur dhe institucionet që unë u kam kërkuar ndihmë në bazë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe nuk më kanë ofruar ndihmën. Nëse oficerit të Policisë Gjyqësore i rrezikohet jeta, është me ligj që mbrohet.

GAZETARI: Kanosja e fundit ka ardh nga një infromacion profesional që ju kishit marrë për angazhimin e një vrasësi?

EMILIANO NUHU: Një personi shumë të rrezikshëm në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, Niklës dhe zonave të tjera. Nga informacionet që kam, ai kryen shumë veprimtari për llogari të shtetit dhe gruepve të tjera kriminale.

GAZETARI: Merr shumë porosi kriminale thoni ju?

EMILIANO NUHU: Duke pasur frikën e një ekzekutimi të menjëhershëm, u largova brenda ditës. Në datën 12 kam marrë informacion dhe brenda ditës jam larguar nga Shqipëria bashkë me familjen dhe kam kërkuar mbrojtjen në një shtet të Bashkimit Evropian se s’kam besim në asnjë institucion në Shqipëri.

GAZETARI: Ka një moment tjetër Emiliano, unë kam parë nga materialet që kemi shkëmbyer për shkak të punës suaj që edhe me kërkesë të grupeve apo kontigjenteve kriminalë, edhe në Elbasan, janë larguar disa oficerë policie nga Taulant Balla pasi e kanë kërkuar këto grupet e inkriminuara të pakënaqura me policinë.

EMILIANO NUHU: Ky grup kriminal shumë i fuqishëm në zonën e Elbasanit, drejtohet dhe mbështetet nga Taulant Balla.

GAZETARI: Këtë e keni për shkak të punës?

EMILIANO NUHU: Për shkak të punës i kam mësuar dhe dua ta tregoj me detaje këtë pjesë. Kur Policia e Shtetit në vitin 2017, Drejtoria e Elbasanit, ka shoqëruar dy persona me precedentë kriminalë të theksuar në zonën e Elbasanit, nuk dua t’i përmend me emra. Në makinën e policisë, këta persona kanë marrë Taulant Ballën dhe i kanë thënë “Ç’ne ke sjellë këta polica këtu që na hapin punë?” Dhe mbas disa ditësh nga drejtori i Policisë vendore të Qarkut Elbasan, te shefat e sektorit, te zëvendësdrejtori, rreth njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë oficera, janë liruar direkt nga policia e shtetit.

GAZETARI: Pra listën që u dhanë personat e inkriminuar, deputetë të nderuar e ekzekutuan?

EMILIANO NUHU: Gjithë listën që e kërkoi krimi i organizuar, e zbatoi direkt deputeti Taulant Balla. Me fuqinë e vetë si deputet në rrugë institucionale, i shkarkoi.

GAZETARI: Përdori pushtetin e tij që të gjithë e njohim, për të..

EMILIANO NUHU: Për të çuar në krye të policisë ose në drejtimin e policive lokale, oficera që do grupi kriminal i zonës.

GAZETARI: Pra janë këta grupe që vendosin emërimet e oficerëve?

EMILIANO NUHU: Këta grupe në të gjithë Shqipërinë vendosin emërimet e oficerave të policisë, oficerave madhorë, për shkak që të mos të hetohen dhe ta kenë çdo gjë nën kontroll.

GAZETARI: Për shkak të detyrës pra, informacionin që ju e keni, mendoni që këto grupe kriminale i kanë lidhjet e tyre për të vendosur në polici njerëzit e tyre siç është rasti i Elbasanit, siç është rasti i Krujës? Këta përdorin ndikimet e tyre politike dhe bëjnë emërime?

EMILIANO NUHU: Kjo tashmë është e provuar dhe i kanë dhënë provat që grupet kriminale kanë autoritetin për të vendosur drejtuesit e policisë dhe për të vendosur deputetët në Parlamentin e Shqipërisë. Ku në një përgjim telefonik i grupit kriminal në zonën e Elbasanit i kanë thënë Taulant Ballës që “Të kemi dhënë për fushatë 3 milionë euro dhe duhet të na i kthesh urgjentisht!” dhe ka vajtur i ka takuar. Këto janë edhe në raportet e vëzhgimit që ka Policia e Shtetit.

GAZETARI: Sa milionë euro i kishin dhënë?

EMILIANO NUHU:  3 milionë euro i kanë dhënë për fushatën e tij të 2017.

GAZETARI: Kishte investuar?

EMILIANO NUHU: Po.

GAZETARI: Dhe tani kërkonte bakshishin, kërkonte..?

EMILIANO NUHU: Kërkonte rikthimin e lekëve në mënyra të tjera.

GAZETARI: Dhe këta janë pjesë përgjimesh, pjesë e punës hetimore që është e dokumentuar besoj diku?

EMILIANO NUHU: Këto ndodhen në dosjet që janë krijuar për këto grupe kriminale në drejtoritë përkatëse por është e pamundur që të çohen para drejtësisë.

GAZETARI: E pamundur sepse?

EMILIANO NUHU: Për shkak të influencës që kanë, për shkak se mbështeten nga deputetët ose nga ministrat. Unë kam shumë informacione për grupet kriminale që kanë veprimtari të theksuar në zona ku kanë mbështetje ose të deputetëve ose të ministrit. Por nuk mund t’i them në media nëse do të më kërkohet. Do t’i them para organeve të drejtësisë por në media nuk mund t’i them.

GAZETARI: Të ministrit aktual apo të ministrit të mëparshëm?

EMILIANO NUHU: Të ministrit aktual dhe të deputetëve. Në çdo zonë. T’i them me emra çdo zonë, çdo grup kriminal dhe kë kanë mbështetje të deputetëve ose të ministrit.

GAZETARI: Pra është qarku i mbyllur me deputetë e ministra, i kanë caktuar? Emiliano, a kemi një grup parlamentar paralel në këtë mënyrë?

EMILIANO NUHU: Grupi parlamentar që i mbron ligjërisht nga Kuvendi dhe grupi tjetër që vepron në terren.

GAZETARI: Këto janë Parlamenti, këto grupe kriminale në terren.

EMILIANO NUHU: 70% e deputetëve, nga informacionet e mia, janë të lidhur me grupet kriminale. Vetëm kështu mund t’i marrin votat. Është e pamundur në mënyrë tjetër.

GAZETARI: Dhe ata pastaj vendosin se për çfarë u kanë shërbyer paratë dhe ndajnë mendjen?

EMILIANO NUHU: Kërkojnë t’i rikthejnë mbrapsht, t’i 10-fishojnë ato para.

GAZETARI: Nga puna juaj në të gjithë vendin, mund të themi se gurpet kriminale kanë fituar terren ndjeshëm ndaj policisë?

EMILIANO NUHU: Kjo është e vërtetë që kanë fituar terren ndjeshëm, që ata i emërojnë drejtuesit e policisë. Normalisht që i kanë nën kontroll, çfarë thotë grupi kriminal bën grupi i policisë lokale. Dhe disa grupe kriminale që janë bërë mediatike që janë goditur, hetimet kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian, nuk ka bërë hetime policia shqiptare. Policia shqiptare ka bërë vetëm ekzekutimin e urdhërave ndërkombëtare.

GAZETARI: Vetëm në rastet kur policitë e BE kanë marrë pjesë në operacione, vetëm atëherë nuk kanë pasur mundësi këta që të mos veprojnë?

EMILIANO NUHU: Po, nuk kanë pasur mundësi dhe janë detyruar të veprojnë. Kanë bërë edhe rrjedhje informacioni kur kanë pasur interesa të mëdha, duke mos i arrestuar.

GAZETARI: Në rastin e trafiqeve përshembull?

EMILIANO NUHU: Në rastin e trafiqeve ndërkombëtare të drogërave, të armëve, trafiqeve të qenieve njerëzore që kanë goxha të ardhura.

GAZETARI: Në këto raste, sipas asaj që ju keni dokumentuar, ka pas dekonspirime jo të pakëta?

EMILIANO NUHU: Ka pasur dekonspirime nga pala jonë për t’i dhënë mundësi pjesëtarëve të grupeve kriminale të largohen që të most ë arrestohen.

GAZETARI: Jeni larguar tashmë nga Shqipëria pas këtyre kanosjeve dhe mendoni se për gjithë atë punë që keni bërë këtu, ndjeheni i braktisur dhe i kërcënuar njëkohësisht.

EMILIANO NUHU: Kam 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe nga këto, 6 vjet kam në sektorin e agjentëve të mbulimit të infiltruar, ku kam bërë shumë operacione si agjent i infiltruar dhe kam goditur shumë grupe kriminale.

GAZETARI: Ke pasur punë me shumë grupe kriminale. Për këtë aryse kam pasur mundësinë dhe shansin të mësoja si funksionojnë këto grupe kriminale dhe strukturën e tyre.

GAZETARI: Këto janë momente delicate dhe ekspozimi ndaj grupeve është me risk. Titullarët e policisë e Policisë së Shtetit nuk gjenden në shërbim të ligjit, nga ajo çfarë ju keni përjetuar tashmë? I shihni më shumë në shërbim të këtyre kanosësve dhe kërcënuesve?

EMILIANO NUHU: Në shërbim të punonjësve të dëmtuar apo të kërcënuar siç jam unë, nuk gjenden drejtuesit e policisë, por duan t’i mbyllin gjërat privatisht me politikën.

GAZETARI: Ka një moment Emiliano. Ju keni bërë një dosje që acaroi për shkak të ndikimeve. Mendoni se tashmë fati i kësaj dosjeje është i humbur?

EMILIANO NUHU: Kjo dosje me numër 372 ndodhet në Prokurorinë e Krujës. Nuk e di si po vazhdojnë hetimet por është regjistruar si proçedim. Mund t’i zhdukin provat, mund t’i mbulojnë por proçedimi është i regjistruar. Paralelisht është regjistruar edhe një dosje që ka ardhur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Prokurorinë e Krujës që vërteton këto çfarë thashë unë në lidhje me ngjarjen.

GAZETARI: Po kallëzimi juaj?

EMILIANO NUHU: Kallëzimi im është në Prokurorinë e Tiranës. Është regjistruar mbasi ka pas tentativa që të mos të referohej fare në Prokurori. Por në datën 1 gusht ka dalë në media dhe në portale që unë jam kërcënuar me jetë dhe e gjendur në këto kushte, policia e Komisariatit nr. 6 ka qenë e detyruar dhe e ka referuar rastin në Prokurori.

GAZETARI: Po kallëzuesja, nëse keni hetuar apo investiguar ju, a mendoni se është e kërcënuar sërish dhe rezikshmëria është më e lartë?

EMILIANO NUHU: Ajo vazhdon të jetë e kërcënuar sepse është pa mbështetje nga familja. Është pa baba, jeton vetëm me nënën dhe jeton në afërsi me zonën e Niklës dhe kërcënohet gjatë gjithë kohës nga këta persona. Kanoset, rrihet në çdo kohë dhe nuk i ofron asnjëri mbrojtje, në këtë rast nuk kanë për t’i ofruar mbrojtje.

GAZETARI: Ata nuk ju ofruan mbrojtje juve si oficer policie, jo më një denoncueseje..

EMILIANO NUHU: Është normale, jo më t’i ofrojnë asaj.

GAZETARI: A mendoni se jeni më të sigurtë atje dhe e keni vështirë pa u larguar ky grup aksioner i përbashkët me krimin në polici?

EMILIANO NUHU: Unë këtu ku ndodhem jam i sigurtë, po aty nuk mund të kthehem pa u shfarosur këta grupe kriminale se jam shumë në rrezikuar. Janë grupe kriminale shumë të fuqishme me përkrahje politike dhe ekonomike të fuqishme.

GAZETARI: Pra janë grupe me shumë pasuri, me shumë pushtet, me shumë krim brenda, edhe me vrasës?

EMILIANO NUHU: Po.

GAZETARI: Atëherë, të paktën t’u përcillje një mesazh drejtuesve të Policisë apo ministrit të Brendshëm që kjo ‘Forca e Ligjit’ na trumbetohet sikur po bën namin.

EMILIANO NUHU: Mesazhi që mund t’i përcjellë është që ata pak oficerë të ndershëm që punojnë të mos t’i katandisë siç më katandisi mua. Ky është mesazhi!

GAZETARI: Beson tek ajo që thotë ministri i Brendshëm tek ‘Forca e Ligjit’ që thotë se “Kemi identifikuar 40 banda dhe nuk i quajmë të 40 përtej hekurave.”

EMILIANO NUHU: Faktet flasin ndryshe që ‘Forca e Ligjit’ nuk po godet asnjë grup kriminal. Thjesht janë të identifikuar si grupe kriminale po s’po goditen.

GAZETARI: Ndërkohë që informacionet për to janë dmth?

EMILIANO NUHU: Grupet kriminale janë të identifikuar nga agjensitë ligjzbatuese të huaja por ‘Forca e Ligjit’ nuk po vepron, nuk po arrin dot t’i godasë. Thjeshtë bëjnë propagandë në televizor për të informuar njerëzit që nuk arrijnë ta kuptojnë.

GAZETARI: Po a mendoni se policia e vendeve të BE që merr pjesë bashkërisht në operacione, mund të ndikojë që të goditen disa grupe?

EMILIANO NUHU: Nuk jam unë personi kompetent për të dhënë një shpjegim të tillë. Ka të tjerë të cilëve mund t’u kërkosh një informacion të tillë. Unë jam një oficer i Policisë Gjyqësore i nivelit të mesëm, nuk jam drejtues.

GAZETARI: I cili do ta bëjë punën ndershmërisht dhe nuk e lënë?

EMILIANO NUHU: Është e pamundur të zbatosh ligjin.

GAZETARI: Emiliano, unë besoj se kemi ezauruar pyetjet dhe gjërat dhe ndërkohë besoj që do shkëmbejmë edhe dokumentacionet që i kemi dhe shkresat e nevojshme.

EMILIANO NUHU: Do t’ju vë në dispozicion gjithçka kam për të provuar atë që kam thënë. I kam me dokuementa të gjitha.

GAZETARI: Ne do të mbetemi në kontakt dhe unë ju falenderoj për kallëzimin që bëtë dhe njëkohësisht që keni bërë detyrën tuaj.

EMILIANO NUHU: Dhe unë ju falenderoj për interesimin tuaj ndaj meje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here